Izrael – Kosova, kompanitë e basteve parashikojnë fituesin

Kosova të shtunën zbret në Tel-Aviv për një përballje tejet të rëndësishme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Dardanët do të ndeshen me Izraelin, sfidë kjo që edhe hap kampanjën kualifikuese, ku për Kosovën po cilësohen si historike pasi të gjithë po pretendojmë se mund të arrijmë kualifikimin.

Zvicra në këtë grup cilësohet si favoriti më i madh, ndërsa për pozitën e dytë luftojnë tri kombëtare që vlerësohen se i kanë gjasat si të barabarta. Kosova, Izraeli e Rumania po e pretendojnë këtë pozitë.

Sa i përket ndeshjes së parë Izrael – Kosova e cila luhet të shtunën nga ora 18:00, kompanitë e basteve tashmë kanë dhënë parashikimet e tyre.

Izraeli cilësohet si favorit dhe fitorja e saj ka kuotën 1.80. Fitorja e Kosovës vlerësohet me kuotën 4.20 ndërsa barazimi është 3.40.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *