Benzema në krizë, ishte fantazmë në “El Clasico”

Real Madridi i tha thuajse përfundimisht lamtumirë titullit të kampionit në La Liga pas humbjes në “El Clasico” mbrëmë.

Njëri prej protagonistëve në “Camp Nou”, në aspektin negativ, ishte Karim Benzema.

Sulmuesi francez është larg asaj që jemi mësuar ta shohim nga ai para një viti, shkruan “Gazeta Express”.

Madje, ish-futbollisti i Lyonit e ka marrë notën 0 nga e përditshmja spanjolle “AS”, e cila e arsyeton kështu vendimin e rrallë:

“Nëntë topa të humbur, zero lojë. Edhe një herë i padukshëm, nuk bën asgjë dhe asgjë. Nuk arrin ta marrë topin e as të gjejë hapësira. Është mijëra kilometra larg distancë në krahasim me lojtarin që e fitoi Topin e Artë. E shohim pa ritëm, i ngadalshëm. Nëse Real Madridi e rigjen sulmuesin e tij, do ta ketë një thesar. Por, është duke e pritur këtë ditë qe një kohë të gjatë”, shkruan e përditshmja spanjolle.

Ndërkohë, nuk u kursyen me nota të ulëta për lojën e dobët as Luka Modric (2), Dani Carvajal, Federico Valverde e Ferlan Mendy (3).

Ndërkaq, më i miri ishte portieri Thibaut Courtois, që e mori notën 9.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *