Arijan Ademi, kapiteni shumëvjeçar i Dinamos luajti sot ndeshjen e fundit për ekipin kroat në Maksimir kundër Rijekës.
Tifozët më të zjarrtë të Dinamos, Bad Blue Boys i kanë dhënë lamtumirën të preferuarit me një mesazh në koreografinë e shfaqur nga ta.
“373 herë ke lënë zemrën në fushë, kapiten, faleminderit për gjithçka”, shkruhet në koreografinë e tifozëve të Dinamo Zagrebit.
Sipas mediave në Kroaci, Ademi do të transferohet në Kinë.