Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për largimin e mundshëm të mesfushorit Sergej Milinkovic-Savic.
Serbi ka shumë mundësi të largohet, pasi nuk do të rinovojë më me kryeqytetasit. Ai do të tentojë të bëjë hapin e madh në karrierë.
Shqiptari e ka pranuar se mesfushori mund të largohet, por pavarësisht kësaj ka filluar të mendojë që tani për zëvendësuesin e tij.
“Mendoj se eksperienca më ka mësuar mirë, koha dhe durimi janë të nevojshme për të implementuar një projekt të fortë.
“Sivjet kemi mësuar se shumë lojtarë që u afruan si të parëndësishëm, dolën shumë të rëndësishëm. Milinkovic-Savic? Kam një emër se kush mund ta zëvendësojë, por nuk do ta bëj të ditur”, – tha ai.