Anglezët dyshojnë se UEFA rregulloi shortin në të mirë të klubeve italiane

Ditën e sotme në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, teksa u përcaktuan edhe përballjet në gjysmëfinale.

Fati nuk ishte me dy klubet angleze të mbetura në garë, Chelsea dhe Manchester City që “peshkuan” respektivisht Real Madrid dhe Bayern Munichun.

Skuadrat që do të kualifikohen nga këto përballje do të ndeshen me njëra-tjetrën edhe në gjysmëfinale.

Nga krahu tjetër, Milani do të përballet me Napolin ndërsa Benfica me Interin.

Tri klubet italiane nga një krah bëjnë që të rriten mjaftueshëm shanset që një prej skuadrave të Serie A të mbërrijë deri në finale.

Në këtë formë, në Angli kanë nisur komentet e shumta drejt UEFA-s teksa theksohet ideja se shorti ishte i manipuluar me qëllim për të favorizuar skuadrat italiane.

Në sajtin zyrtar të Chelseat kanë mbërritur komente të shumta ku shprehen se është e pamundur që skuadra e tyre të luajë për të tretin sezon radhazi kundër Real Madrid.

Konspiracionet tashmë kanë nisur të shpërndahen kudo, me britanikët që kërkojnë të dëgjohet zëri i tyre në lidhje me padrejtësinë që pretendojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *