Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka publikuar listën për dy ndeshjet e marsit që Kosova i zhvillon ndaj Izraelit e Andorras në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Stërvitja e parë zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, të hënën, në orën 15:00, derisa paraprakisht përzgjedhësi Giresse në orën 11:00, në “Emerald”, do të paraqitet në konferencë para gazetarëve.
Kosova fillimisht me 25 mars do të luajë ndaj Izraelit ndërsa tri ditë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet me Andorran.