Në Nyon të Zvicrës sot u tërhoq shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Evropës.
Manchester United – Sevilla, Juventus – Sporting, Bayer Leverkusen – Union Saint-Gilloise dhe Feyenoord – Roma janë ndeshjet çerekfinale të këtij edicioni në Ligën e Evropës.
Fituesi i ndeshjes Juventus-Sporting do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes Manchester United-Sevilla.
Kurse, fituesi i ndeshjes Feyenoord-Roma do të ndeshet me fituesin e duelit Bayer Leverkusen-Union Saint-Gilloise.