Ademi: Faleminderit të gjithë atyre që bësuan në pafajësinë time

Numri një i FFK-së, Agim Ademi ka marrë sot një lajm jashtëzakonisht të mirë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, e shpalli të pafajshëm Ademin duke e liruar nga akuzat dhe ai tash lirshëm dhe në qetësi mund ta vazhdojë punën në krye të futbollit kosovar.

Ademi përmes një postimi në Facebook ka falenderuar të gjithë ata që besuan në pafajësinë etij, duke premtuar një punë edhe më të madhe dhe më përkushtim për realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe në zhvillimin e mëtejmë të futbollit në Kosovë.

Postimi i Agim Ademit:

FALËNDERIM

Në këtë ditë të veçantë, dëshiroj të shpreh falënderimet e mia për të gjithë ata që kanë qenë përkrah meje dhe kanë besuar në pafajësinë time.

Në veçanti, dua të falënderoj komunitetin e futbollit, Komitetin Ekzekutiv e Administratën e FFK-së, ekipet e kombëtares, institucionet, miqtë e dashamirët dhe opinionin e gjërë që më kanë mbështetur në vazhdimësi në këtë periudhë deri në vërtetimin e pafajësisë.

Sot dua t’u premtoj se do të vazhdoj të punoj me përkushtim e vendosmëri në realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe në zhvillimin e mëtejmë të futbollit në Kosovë.

Për këtë, do të punojmë bashkërisht, duke i dhënë kësisoj sa më shumë mundësi të rinjve të vendit tonë për të shkëlqyer në arenën ndërkombëtare.

Këtë vit objektivi ynë kryesor është kualifikimi në Euro 2024. Duke punuar së bashku dhe duke vazhduar investimet në futboll, besoj thellësisht se do t’i bëjmë realitet ëndrrat e shumë gjeneratave dhe do të shndërrohemi në shembull për vendet e tjera të vogla.

Faleminderit! ????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *