27 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sonte në Kosovë, duke e çuar në 1 mijë e 110 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol ), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbani mit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.