Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largojë nga loja

Manchester City e siguroi sot biletën drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve duke e shkatërruar RB Leipzigun me rezultat të thellë 7:0.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte padyshim bomberi norvegjez, Erling Haaland, i cili shënoi plot pesë gola në ndeshjen e sotme.

Pavarësisht se skuadra e tij kishte siguruar fitoren, dhe se Haaland mund të shënonte ende gola, Pep Guardiola vendosin ta largojë yllin norvegjez nga loja qysh në minutën e 63’.

Tani, pas ndeshjes, Haaland zbuloi reagimin e tij për faktin që Guardiola e zëvendësoi 30 minuta para fundit të ndeshjes.

“I thash Pep, ‘Mos më largo nga loja, dua që të shënojë më shumë gola”, tha Haaland.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *