“Mirë se vini lojtarë të Kosovës së pavarur”, tifozët boshnjak me mikpritje të ngrohtë për hendbollistët tanë

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll tashmë ndodhen në Tuzllë ku do të përballen me Bosnje e Hercegovinën në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Kosova u mposht nga Bosnja në Prishtinë me rezultat të ngushtë me rezultat 25-22 dhe do të kërkojnë rezultat pozitiv në ndeshjen kthyese.

Për lojtarët e Kosovës tifozët boshnjakë kanë bërë një pritje speciale në palestrën e tyre.

“Mirë se vini lojtarë të Kosovës së Pavarur”, shkuan ata në banerin e tyre, ndërsa aty shihej edhe flamuri i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *