Kampionati i Kosovës ka hyrë në një fazë shumë të nxehtë duke sjellë përballje tejet interesante. Të tilla ishin edhe ato të javës së 24-të ku sot u panë dy ballafqime joshëse.
Ferizaj ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Trepça ’89 me rezultat minimal 0-1.
Në anën tjetër Dukagjini e ka mposhtur Drenicën duke bërë që fundi i tabelës tash të jetë tejet i komplikuar dhe lufta për ekzistencë të jetë e ashpër.
Nesër luhen tri ndeshje tjera e vëmendja do të jetë te derbi Drita – Gjilani që nis nga ora 13:00.