Sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi vazhdon të tregojë formë te mirë tek skuadra rumune, Cluj, ndërsa sot ka fituar çmimin e ‘Lojtarit të Muajit’.
Ish-futbollisti I Ballkanit u përgjigjë në disa pyetje nga tifozët për rrugëtimin e tij si futbollist derisa foli edhe për Kombëtaren e Kosovës.
“Normal, jam në formë të mirë dhe po pres ftesën nga Kosova. Është knaqësi e veçantë të luash për shtetin”, ka thënë Krasniqi
Krasniqi ka folur edhe për Kosovën, shtet të cilin Rumania, prej nga vjen klubi i Clujit e luan ai, nuk e njeh si të pavarur.
“Kosova është një vend i vjetër dhe me kombësi shqiptare, multietnike, me tolerancë të madhe fetare. Më 17 shkurt 2008 ka fituar pavarësinë. Ka kulturë të veçantë, me ushqime dhe me muzikë tradicionale”, theksoi ai.