Ndoshta eliminimi i Messit dhe PSG-së nga Champions League në përballjen me Bayern dhemb më shumë, sepse tani pritja bëhet më e gjatë.
Leo nuk ka triumfuar në kompeticionin më të rëndësishëm të Evropës që nga viti 2015, hera e fundit që pati sukses me Barcelonën. Dhe ndoshta ‘Pulce’ mund të kthehet tek Barça për të provuar ta ngrejë atë kupë përsëri.
Sipas “La Razón”, presidenti i katalanasve, Laporta, ka studiuar tashmë një strategji tregu për të rikthyer argjentinasin në Katalonjë pa shkelur “fair play” financiar.
Ai do t’i ofronte kampionit të botës një pagë minimale sezonale prej 200 mijë eurosh (e njëjta shumë që Dani Alves mori për periudhën e tij të dytë në Barcelonë), dhe për të kompensuar shumën e vogël, klubi do të organizonte ngjarje miqësore, të ardhurat e së cilës do të shkonin tërësisht për Messin (vlerësohet se do të mblidheshin 100 milionë euro).
Kontrata e Messit skadon qershor dhe ende nuk është rinovuar me PSG-në. Zhgënjimi në Champions League mund ta largojë atë nga Parisi, ku ata besojnë se Leo tashmë ka zgjedhur Inter Miami të Beckham si ekipin e tij të ardhshëm.
Për momentin, përsëri sipas La Razón, Messi nuk do të bindet nga ideja e rikthimit te Barcelona dhe përkundrazi do të tërhiqej më shumë nga hipoteza e MLS.