Al Ittihad fitoi 1-0 me Al Nassr në derbin e Arabisë Saudite në futboll. Për javën e 20-të të kampionatit, skuadra e Cristiano Ronaldos humbi minimalisht në transfertë, duke lënë edhe kreun e klasifikimit.
Një gol nga Romarinho në minutën e 80-të vendosi ndeshjen, teksa Ronaldo s’i ka mbajtur nervat. Me fërshëllimën e trefishtë të arbitrit, CR7 është parë nervoz në hyrje të dhomave të zhveshjes, duke ia nxjerrë inatin shisheve të ujit.
Al Ittihad me 47 pikë mban vendin e parë, teksa Al Nassr me 46 pikë ndodhet në vendin e dytë. Tanimë mediet kanë nisur me kritikat për Ronaldon, që ishte në krye të sulmit për të tijtë.
The entire stadium chanting Messi’s name. It’s kind of sad, even in Saudi Arabia Ronaldo cannot escape his shadow. pic.twitter.com/Svtoxcka3m
— MC (@CrewsMat10) March 9, 2023