Liverpool arriti një fitore të thellë dje në Anfield ndaj rivalit të përbetuar Manchester United.
“Djajtë e Kuq” dolën të turpëruar nga stadiumi i Liverpoolit duke u mposhtur 7-0.
Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher komentoi duelin e madh anglez ku tha se Liverpool dukej ai i para disa viteve, kurse sipas tij Manchester United ishte skandaloz.
“Manchester United ishte shumë keq në pjesën e dytë ndërsa Liverpooli ishte shumë mirë. Mua mu duk si ai Liverpooli i vjetër sepse në kohët e fundit skuadra e Jurgen Klopp ka vuajtur. Ishte një shok total për United. Kur shoh Liverpoolin me atë performancë, më vjen çudi se si kanë luajtur aq keq në këtë sezon.
Nga ana tjetër është një rezultat turpërues për Manchester United. Tashmë, Liverpool karikohet edhe më shumë për të arritur vendin e katërt dhe duke parë rrjedhën e sezonit, për ta do të ishte një arritje e madhe. Por, nuk do ta kenë të lehtë duke nisur nga ndeshja e radhës në transfertë ndaj Bournemouth”, u shpreh Carragher.