Mirlind Daku bëhet protagonist me skuadrën e Mura-s në Slloveni. Sulmuesi shqiptar realizoi dy gola në elitën sllovene në ndeshjen e Mura-s ndaj Mariborit duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij me shifrat 2-1.
Për 25-vjeçarin ishte realizimi numër 13 në 23 ndeshje me Muran në këtë sezon teksa sulmuesi është autor edhe i një asisti.
Tashmë, Daku është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë për Mura-n duke qenë edhe në garë për t’u shpallur golashënues në elitën sllovene pasi me 13 golat e shënuar, është vetëm një më pak se Vipotnik i Mariborit që ka realizuar 14.
Kujtojmë se Daku u transferua te Mura në merkaton e kaluar dimërore ndërsa më parë është aktivizuar edhe me Osikjekun në Kroaci, pa harruar eksperiencën me Kukësin në Superiore apo Ballkanin në Kosovë.