Historia e dashurisë mes Mauro Icardit dhe Wanda Naras nuk ka marrë fund.
Madje, duket se dyshja është duke kaluar në një fazë të re të pasionit të madh.
Për ta konfirmuar këtë fakt është përkujdesur sulmuesi i Galatasarayt, i cili e ka bërë një postim në Instastory, duke përsëritur se është në lidhje të shëndoshë me bukuroshen argjentinase.
“Ajo, gruaja ime, dashuria ime e vetme, mbretëresha e mbretërisë së jetës sime, nëna e fëmijëve të mi. Të dua: 10 vjet dashuri, ku i kemi përballuar miliona gjëra të bukura dhe të tjera më pak të bukura”, ka shkruar sulmuesi i huazuar në Galatasaray nga Paris Saint-Germaini.
Kohëve të fundit ishte spekuluar për një ndarje eventuale të çiftit të shumëpërfolur dhe për tradhti të njëri-tjetrit.