​Merr viagrën për demat dhe e pëson keq – video

Një shtetas meksikan u shtrua në spital pas një ereksioni tre-ditor të shkaktuar nga një stimulues që, sipas mediave lokale, përdoret ndryshe për demat.

Burri, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, u dërgua urgjentisht në një spital në qytetin e vogël Reynosa në kufirin e Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas gazetës La Republa në Peru, burri planifikonte të bënte seks me një grua 30-vjeçare dhe vendosi të përmirësojë kimikisht aftësitë e tij.

“Ai mori stimulimin seksual që bleu në Veracruz, të cilin fermerët në rajon e përdorin për dema”, thanë mjekët.

Burri raportohet se udhëtoi gjatë gjithë rrugës për në Veracruz për të marrë ilaçin në fjalë. Nuk dihet se cila është gjendja  e tij pas operacionit, transmeton KosovaPress.

https://larepublica.pe/mundo/2…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *