Robin Krasniqi ka shëniuar një fitore të madhe duke e mposhtur belgun Timur Nikarkhoevin pas vetëm pas pesë raundeve ne ring.
Një luftë e ashpër ndërmjet dy boksierëve u zhvillua që nga fillimi i duelit, me Krasniqin që e kontrollonte situatën, por edhe belgu nuk mbetej shumë prapa me disa goditje të forta.
Por, ofanziva e madhe e Krasniqit erdhi në raundin e pestë kur dha një seri goditjesh të njëpasnjëshme që e bënë kundërshtarin të dorëzohej para tij pas vetëm pesë raundeve.
Kjo është fitorja e 20-të e Krasniqit me nokaut.