Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.
Interi dhe Porto kanë mbajtur portat e paprekura (0:0) pas 45 minutave të para në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
“Nerazzurrët” kishin iniciativën në pjesën e parë duke dominuar në disa aspekte.
Manchester City në takimin tjetër ka shkuar në pushim me epërsi 0:1 kundër Leipzigut.
Riyad Mahrez realizoi golin e vetëm të kësaj pjese në minutën e 27-të, falë edhe asistimit nga Gundogan.
Këto janë përballjet e para ndërmjet këtyre skuadrave në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.