Me katër gola të realizuar, është mbyllur pjesa e parë në kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit.
Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 2:2 në stadiumin “Anfield Road”.
Vetëm katër minuta pasi nisi ndeshja, Darëin Nunez hapi llogarinë me një gol të bukur.
Dhjetë minuta më vonë, gabimin e rëndë të portierit mysafir, Courtois e shfrytëzoi Mohamed Salah që dyfishoi avantazhin.
Mirëpo, “mbretërit” nuk u dorëzuan dhe nisën ofenzivën. Vinicius Junior fillimisht e ngushtoi epërsinë e vendasve në minutën e 21-të.
I njëjti futbollist shënoi golin e dytë personal pas një gabimi të portierit Alisson Becker në minutën e 36-të.
Kjo është përballja e parë ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.