Ambasadori gjerman përgëzon FFK për organizimin e ndeshjes me Gjermaninë

Kombëtarja e Gjermanisë për veteranë me 17 shkurt zbriti në Prishtinë për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Kosovës për veteranë në Ditën e Pavarësisë së shtetit tonë.

Organizimi ishte i jashtëzakonshëm derisa sot ka reaguar edhe Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde i cili ka përgëzuar për këtë ndeshje fantastike.

“Për mendimin tim, nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar 15-vjetorin e marrëdhënieve dhe lidhjeve të veçanta midis kombeve tona në të gjithë sektorët, duke përfshirë futbollin ‘lojën e bukur’. Shumë gola për të dyja skuadrat, konkurrencë e vërtetë dhe miqësi e vërtetë brenda dhe jashtë fushës! Shumë faleminderit për @FFK_KS & @DFB”, ka shkruar Rohde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *