Trajneri i KF Llapit, Tahir Batatina ka reaguar edhe një herë rreth futbollistëve të Llapit që së shpejti pritet të transferohen në Evropë.
Batatina këtë e ka bërë të ditur edhe përmjes rrjeteve sociale, ku sipas tij bëhet fjalë për katër futbollistë.
Ai ka bërë të ditur se tashmë kanë mbërritur oferta për dy prej lojtarëve: Hajdin Salihun e Valmir Veliun.
Më poshtë njoftimi nga Batatina:
Këta janë yjet e skuadrës së Llapit, të cilët shumë shpejt pritet ta shijojnë arenën evropiane dhe transferimin në klube evropiane.
Ofertat konkrete veç se kanë mbërritur për dy futbollistët, Valmir Veliun dhe Hajdin Salihun, kurse nën vëzhgimin e klubeve evropiane do jenë edhe Kastriot Selmani e Alban Shabani, të cilët do përcillen në ndeshjet në vijim të kampionatit.
Ajo çfarë kam deklaruar shpesh herë po përmbushet me sukses! Talentët e KF Llapit dhe tjerave qytete e dinë destinacionin për në Evropë, KF Llapi ua jep mundësinë dhe realizimin e ëndrrës së futbollistëve – Evropën! T.B