Zhegrova: Besoj që ky vit do të jetë i yni, urime Kosovë

Futbollisti i klubit francez (Lille), Edon Zhegrova ka uruar festën e Pavarësisë së Kosovës.

Shteti ynë sot feston ditëlindjen e 15-të dhe shumë sportistë po e urojnë këtë ditë përmes rrjeteve sociale. I fundit që sapo bëri një urim është lojtari i klubit francez, Edon Zhegrova.

“Urime shteti im! Shpresoj edhe besoj që ky vit do të jetë i yni”, ka shkruar në një foto të publikuar ylli i Kosovës

Kujtojmë që Edon Zhegrova është duke kaluar momente fantastike në Ligue 1 të Francës me ekipin e tij, Lille.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *