Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka arritur të krijojë raporte të shkëlqyeshme me krerët e futbollit evropian dhe botëror. Përveç takimeve zyrtare, jo rrallëherë i pari i futbollit kosovar është takuar edhe miqësisht me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantion dhe atë të UEFA-s, Aleksandër Çeferini.
Sot pas pjesëmarrjes në ceremoninë e lamtumirës së trajnerit të njohur kroat, Mirosllav Qiro Bllazheviq në Zagreb, presidenti i FFK-së në mbrëmje është ndalur në kryeqytetin slloven dhe aty ka darkuar me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin.
Ka qenë Ademi që në rrjetet sociale ka publikuar foton nga takimi me kreun e shtëpisë së futbollit evropian, ku edhe njëherë shihet afërsia dhe miqësia e madhe që tashmë ka krijuar me shefin e UEFA-s.
“Me të parin e futbollit evropian, Aleksandër Çeferin në darkë të këndshme në Lubjanë. Faleminderit President për darkën dhe për respektin që keni për mua dhe Kosovën.#BashkëPërFutbollin”, ka shkruar Ademi.