Manchester City mposht Arsenalin brenda në Emirates Stadium teksa miqtë fituan me shifrat 1-3.
The Citizens morën një triumf të vyer përballë rivalëve direkt për titull teksa pas këtij trepikëshi i barazojnë topçinjtë në tabelën e klasifikimit, por iu heqin nga duart kryesimin e Premier League.
Sa i takon kronikës së ndeshjes, Arsenal e nisi me vrull madje në minutën e dytë ishte Granit Xhaka ai që dhuroi “shkëndijen” e parë, por goditja e mesfushorit me origjinë shqiptare përfundoi larg kuadratit të mbrojtur nga Ederson. Kudërpërgjigja e The Citizens vjen me anë të Erling Haaland i cili merr një pasim nga Mahrez me norvegjezin që e kthen topin në qendër të zonës por aty nuk ishte asnjë nga shokët e tij për ta shtyrë sferën në rrjetë.
Ndërkohë, në minutën e 22-të rasti i artë iu paraqit Nketiah por sulmuesi gaboi nga fare pranë portës së Ederson teksa goditja e tij me kokë përfundoi jashtë. Dy minuta më pas, City ndëshkoi topçinjtë teksa De Bruyne shfrytëzoi një pasim të gabuar nga ana e Tomiyasu dhe me një parabol mpioshti portierin Ramsdale.
Gjithsesi, reagimi i vendasve nuk vonoi dhe në të 39-tën Nketiah fitoi një penallti pas përplasjes me Ederson. Nga pika e bardhë, Saka nuk gaboi duke barazuar shifrat në 1-1. Ndërkohë, në shtesën e pjesës së parë pati vend edhe për një tjetër rast të Cityt me Rodrin që u ndal nga traversa. Gjithsesi, pjesa e parë u mbyll në rezultatin 1-1 ndërsa fraksioni i dytë nisi me një penallti të akorduar për miqtë pas një kontakti të Haaland me Gabriel. U desh ndërhyrja e VAR për të anuluar 11-metërshin pasi norvegjezi ishte në pozicion jashtë loje. Megjithatë, City e gjeti rrugën e avantazhit në minutën e 72-të pas një goli të Jack Grealish.