Barcelona mund të përjashtohet nga La Liga pas akuzave për korrupsion

Barcelona është akuzuar se ka paguar më shumë se 1,4 milionë euro përgjatë tre sezoneve drejt ish-zëvendëspresidentit të gjyqtarëve të La Ligas, në një skandal të madh të korrupsionit.

Gjiganti katalunas momentalisht gjendet në krye të tabelës së La Ligas dhe është i zënë duke u përgatitur për përballjen kundër Manchester United në Ligën e Evropës.

Por, sipas një raporti i cili fillimisht ishte publikuar nga “Cadena SER”, bëhet e ditur se Barcelona ka paguar Jose Maria Enriquez Negreira 1,4 milionë euro gjatë kohës së Josep Bartomeut si president i klubit.

Thuhet se Negreira, i cili do të bëhej nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve pas pensionimit si gjyqtar, është paguar 532,728 euro në vitin 2016, 541,752 euro në vitin 2017 dhe më pas 318,200 euro në vitin 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *