Zyrtare: Datat e La Ligas për rinisjen e kampionatit

La Liga ka zbuluar datat e rikthimit të kampionatit.

Sezoni do të rifillojë më 11 qershor me një derbi lokal, Sevilla – Real Betis dhe do të ketë ndeshje për shtatë ditët në vijim.

Barcelona do të rinisë përpjekjet për të mbrojtur titullin më 13 qershor kundrejt Real Mallorcas, pas tre muajsh pauzë për shkak pandemisë Covid-19, derisa Real Madridi do të presë Eibarin më 14 qershor.

Barcelona, para pezullimit të La Ligas për shkak të pandemisë, ishte duke udhëhequr me 2 pikë kundrejt Realit pas 27 ndeshjeve të kampionatit spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *