Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e para të së tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë në ndeshjen mes Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munichit u mbyll baras dhe pa gola.
45 minutat e parë të kësaj sfide, që po zhvillohet në “Parc des Princes”, u dominuan nga “Bavarezët”, por që nuk ia dolën të shënonin gol.
Gol pati në pjesën e parë të ndeshjes që po zhvillohet në “San Siro”, me Milanin që shkoi në pushim me epërsi minimale 1:0 kundër Tottenham Hotspur.
Golin e avantazhit për “Rossonerët” e shënoi Brahim Diaz, në minutën e shtatë.