Firmino, prioritet i gjigantit spanjoll për sezonin e ardhshëm

Roberto Firmino mund t’i jep fund qëndrimit të tij tetë-vjeçar te Liverpooli, pas përfundimit të këtij sezoni.

Kontrata e sulmuesit brazilian skadon në verë, që nënkupton se ai mund të largohet si futbollist i lirë.

Dhe, sipas “Todofichajes”, Atletico Madridi mund të jetë klubi i ardhshëm i Firminos.

Klubi spanjoll thuhet se po shqyrton mundësinë për të nënshkruar me 31-vjeçarin në afatin kalimtar të verës, nëse ai vendos të largohet nga “Anfield”.

Diego Simeone thuhet se është një tifoz i madh ish-sulmuesit të Hoffenheimit dhe e ka bërë atë si prioritet për t’u përforcuar para fillimit të sezonit të ri.

Përveç spekulimeve, deri më tani nuk ka asgjë konkrete rreth mundësisë për të rinovuar kontratën Firmino me Liverpoolin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *