Të shtunën iu nënshtruan testit për Covid19, dalin mësohen rezultatet e gjyqtarëve kosovarë

Gjatë ditës së shtunë, 46 referë kosovarë së bashku me 12 kontroller të ndeshjeve I janë nënshtuar testit për koronavirus.

Burime të KosovaPress brenda Federatës së Futbollit të Kosovës bëjnë të ditur se të gjithë personat të cilët i janë nënshtruar këtij testi kanë rezultuar negativ.

Kujtojmë që gjatë ditës së shtunë, referët kanë kryer edhe testin fizik, dhe tanimë ata janë gati për tu rikthyer në fushë.

Futbolli në Kosovë do të rikthehet këtë javë me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *