Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), përmes një njoftimi për media ka treguar planin investiv pesëvjeçar për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë.
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku së bashku me presidentin e FFK-së, Agim Ademi dhe me disa kryetarë komunave të vendin kanë diskutuar për mundësinë e zbatimit të përbashkët të këtij programi investiv.
“Me këtë rast palët u dakorduan që vazhdohet bashkëpunimi ndërmjet MKRS-së, FFK-së dhe Komunave, që për qëllim ka përmirësimin e kushteve të infrastrukturës së futbollit. Ky plan investiv javë më parë është prezantuar nga presidenti Ademi dhe ministri Çeku edhe në takimet me kreun e FIFA-s, Gianni Infantino dhe atë të UEFA-s, Aleksandër Çeferin”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Po ashtu gjatë këtij takim krerët e dy institucioneve janë zotuar për mbështetje financiare.
“Krerët e këtyre dy institucioneve u zotuan për mbështetje financiare të këtij plani nëpërmjet FFK-së, i cili parasheh përmbylljen e renovimit të stadiumeve aktuale dhe ndërtimin e stadiumeve të reja me standardet e UEFA-s”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Plani investiv pesëvjeçar për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë është shpalosur sot bashkërisht nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në takim me disa prej kryetarëve të komunave të vendit. Gjatë këtij takimi, i cili u zhvillua në selinë e MKRS-së, u disktuan mundësitë e zbatimit të përbashkët të këtij programi investiv.
Me këtë rast palët u dakorduan që vazhdohet bashkëpunimi ndërmjet MKRS-së, FFK-së dhe Komunave, që për qëllim ka përmirësimin e kushteve të infrastrukturës së futbollit. Ky plan investiv javë më parë është prezantuar nga presidenti Ademi dhe ministri Çeku edhe në takimet me kreun e FIFA-s, Gianni Infantino dhe atë të UEFA-s, Aleksandër Çeferin.
Krerët e këtyre dy institucioneve u zotuan për mbështetje financiare të këtij plani nëpërmjet FFK-së, i cili parasheh përmbylljen e renovimit të stadiumeve aktuale dhe ndërtimin e stadiumeve të reja me standardet e UEFA-s.