Ish-mesfushori i Arsenalit, Francis Coquelin, pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e Villarrealit kundër Barcelonës të dielën mbrëma në La Liga.
31-vjeçari përdredhi gjurin teksa ishte në një duel me futbollistin e Barcelonës, Kessie.
Si shkak i lëndimit të rëndë që pësoi, Coquelin mes lotësh u largua me barelë.
⚠️ | Attention, âmes sensibles s'abstenir. Bon rétablissement, Francis Coquelin. ?? #VillarrealBarca pic.twitter.com/BcKshhcAB5
— Eleven Belgium (FR) (@ElevenBeFR) February 12, 2023
Lojtarët e të dyja skuadrave dukeshin të tronditur teksa ish-reprezentuesi U-21 po përballonte dhimbjet.
Ai kishte nevojë për dy minuta trajtim, por ishte e qartë se ai nuk mund të vazhdonte.
Villarreal e zëvendësoi atë me Samuel Chukëueze dhjetë minuta para fundit.