Arsenali javë më parë konsiderohej si favorit absolut për ta fituar titullin e kampionit në Angli.
Mirëpo, së fundmi “Topçinjtë” kanë pësuar rënie dhe kështu iu kanë munguar fitoret.
E këtë e kanë shfrytëzuar më së miri rivalët kryesorë, Manchester City dhe Manchester United, të cilët i fituan përballjet përkatëse dhe iu afruan “Gunners”.
Barazimi i Arsenalit me Brentfordin 1:1 bëri që Manchester City, i cili e mundi Aston Villën, 3:1.
Me këtë rast, tash kampioni aktual i Anglisë e sheh veten veç tri pikë prapa liderit, edhe pse e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Ndërkohë, “Djajtë e Kuq” e mposhtën Leedsin në udhëtim, 2:0 dhe iu afruan “Gunners” në 5 pikë, edhe pse i kanë dy ndeshje më shumë të luajtura.
Granit Xhaka me shokë do ta kenë një ndeshje mjaft të rëndësishme dhe elektrizuese të mërkurën me rivalin kryesor për titull, Manchester City.
Me një fitore eventuale, ekipi i Mikel Artetas do të shkëputej në 6 pikë ndaj “Citizens” dhe do ta kishte një ndeshje më pak të zhvilluar.
Nga ana tjetër, një fitore në “Emirates” do të bënte që City ta marrë primatin në Premierligë, me pikë të njëjta me Arsenalin dhe me një lojë më shumë, shkruan “Gazeta Express”.
Pra, përballja e së mërkurës do të jetë e zjarrtë për të dy ekipet.
Ndërkohë, United do të shpresojë në një tjetër gabim të “Topçinjve” ose një barazim në Londër.