Juventusi ka shënuar fitore të re në Serie A, kësaj radhe duke e mposhtur Fiorentinën.
“Zonja e Vjetër” triumfoi minimalisht 1:0 ndaj skuadrës nga Firence në “Allianz Stadium”.
Mesfushori Rabiot shënoi golin e vetëm të kësaj sfide në minutën e 34-të.
Juventusi shënoi edhe një herë tjetër përmes Vlahoviq por goli i minutës së 59-të u anulua nga VAR-i.
“Bianconeri” me këtë triumf ngritet në kuotën e 29 pikëve dhe renditet i nënti.
Fiorentina zë vendin e 14-të me 24 pikë