Milani i rikthehet fitoreve, vendos goli i Giroud

Kampioni në fuqi i Italisë, AC Milan, i është rikthyer fitoreve në Serie A.

Kuqezinjët mposhtën sonte në San Siro skuadrën e Torinos me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Olivier Giroud në minutën e 62-të.

Skuadra e Milanit kishte shtatë ndeshje pa fitore në të gjitha garat, që nga fitorja me Salernitanën me 4 janar.

Me këtë fitore ”Rosoneret” ngriten në vendin e tretë në tabelë me 41 pikë, ndërsa Torino mbetet në vendin e shtatë me 30 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *