Klopp rrëfen situatën te Liverpool: Pas humbjes nga Wolves u thash lojtarëve të mos shihemi dy ditë

Liverpool po kalon në një formë aspak të mirë në ndeshjet e fundit të Premierligës.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp së fundmi ka pësuar dy humbje nga Brighton një në ligë dhe një në kupë, kurse në ndeshjen e fundit u mposhtën edhe nga Wolves me rezultat 0-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Para ndeshjes derbi të qytetit të Liverpoolit ndaj Everton ai ka treguar se çka u kishte thënë lojtarëve pas humbjes së fundit.

“Ne folëm me njëri-tjetrin, e analizuam dhe vendosëm t’u japim lojtarëve dy ditë pushim. Për të qenë i sinqertë, kur folëm të dielën për gjithçka, mendova se do të ishte 100% mirë që ne të mos shiheshim për ato dy ditë. Unë u largova të dielën me një humor mesatar dhe kur u ktheva ishte shumë më mirë.

E punova në vetvete, mora shumë telefonata në celular, por isha në një humor shumë më të mirë. Këtë javë lojtarët e mi duken jashtëzakonisht të freskët. Është e vërtetë, seancat stërvitore shkuan shumë mirë, ishin super intensive”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *