Nicolo Zaniolo i dha fund aventurës së tij te Roma, duke u transferuar zyrtarisht te turqit e Galatasarayt, teksa pas njoftimit zyrtar të verdhekuqve, ka ardhur edhe reagimi i vetë sulmuesit.
I transferuar te Roma në verën e 2018-ës, Zaniolo ka veshur fanellën verdhekuqe për plot 128 ndeshje dhe ka shënuar 28 gola, teksa më i rëndësishme prej tyre mbetet padyshim ai i Tiranës, në finalen e Conference League ndaj Feyenoord.
Zaniolo shprehu mirënjohje për periudhën që kaloi te Roma dhe falënderoi verdhekuqtë në reagimin e tij në rrjetet sociale.
“Kur mbërrita te Roma, më pritën si të isha në shtëpi. Ky kub më rriti dhe më dha një mundësi, të cilën u përpoqa ta shfrytëzoj në maksimum, duke luftuar për këto ngjyra dhe djersitur fanellën që vishja. Ky udhëtim është përbërë nga emocione unike, ku më i madhi ishte padyshim ai i 25 majit në Tiranë, ai gol, ajo kupë e gjitha e jona. Janë thënë shumë gjëra, por tani që jemi ndarë, jam unë që dua të them diçka. Ishte një nder. Jam përjetësisht falënderues”, shkroi Zaniolo.