Ja si pritet të jetë Superliga Evropiane

Ideja për të ngritur një Superligë Evropiane me të gjitha klubet më elitare në Evropë vazhdon të ekzistojë ende.

Kështu është shprehur dhe Bern Reiçart, drejtori i A22, kompanisë që do të investojë në krijimin e Superligës.

Në një intervistë të dhënë, ai ka treguar se si do të funksiojë ky kompeticion i ri dhe formatin që do të ketë.

“Një formati krejtësisht të ndryshëm nga versioni i parë, pa anëtarë të përhershëm. Nuk do të jetë një rreth elitar i mbyllur, por një garë e hapur, e bazuar në meritë, e përputhshme me kampionatet kombëtare dhe e luajtur në dritaret e turneut aktual europian. Do të menaxhohet nga klubet dhe me një Fair Play Financiar shumë më të rreptë. Ne kemi nevojë për një turne më tërheqës, i cili të jep emocione jo vetëm që në shkurt, për të gjeneruar më shumë tërheqje dhe të ardhura për të gjithë. Konkurrenca më e mirë e Evropës, me të gjitha ato klube të mëdha, është vendosur të jetë më e madhja për sa i përket ndjekjes dhe të ardhurave”, shpjegoi Reiçart.

Ai më pas foli dhe për rregullat që kjo Super Ligë do të ketë, duke u shprehur: “Ne mbajmë idenë se klubet nuk do të jenë në gjendje të dedikojnë më shumë se 55% të buxhetit të tyre për pagat. Ne duam gjithashtu të ndalojmë dredhinë e disa klubeve me kontrata sponsorizimi të fryra. Futbolli mund të ofrojë më shumë argëtim për tifozët e tij dhe të zbatojë rregulla financiare që e pengojnë atë të shpenzojë më shumë sesa gjeneron”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *