Vedat Muriqi me golat dhe kontributin e tij është kthyer në një idol të tifozëve të Mallorcas.
Reprezentuesi kosovar pati “gisht” edhe në fitoren e Mallorcas kundër Real Madridit të dielën në kuadër të javës së 20-të në La Liga.
Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët në shkallët e stadiumit prisnin sulmuesin e Kosovës për një fanellë.
Lojtari nga Prizreni nuk hezitoi, teksa hoqi fanellën dhe ia dhuroi një tifozi në shkallët e stadiumit.
Muriqi gjatë largimit nga fusha u përcoll edhe nga disa tifozë që shpalosën flamurin e Kosovës.
Pamjet janë publikuar nga faqja zyrtare e klubit ishullor në rrjetet sociale.
? ?☠️ ❤️? pic.twitter.com/drmDc1gEBx
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) February 6, 2023