Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar pas skandalit të sotëm të qeverisë qipriote ku ndaluan simbolet shtetërore të Kosovës në Kampionatin Evropuan U-21 te karatesë.
“Është për keqardhje gjesti i sotëm i qeverisë së Qipros, e cila nuk lejoi karateistët tanë të garojnë të barabartë në Kampionatin Evropian për kadetë, juniorë dhe U-21, që nisi sot në Larnaca.
Edhe më keq është kur ndaj këtij vendimi nuk mori masa Federata Evropiane e Karatesë (EKF), e cila u dorëzua përballë autoriteteve vendase.
Sidoqoftë, KOK përgëzon vendimin e Federatës së Karatesë së Kosovës dhe komplet ekspeditës, që vendosi të bojktojë kampionatin, duke mos lejuar të diskriminohen dhe të garojnë pa simbolet shtetërore, ashtu siç kërkuan qipriotët.
KOK do të ndërmarrë masat e nevojshme ndaj këtij vendimi diskriminues, i cili është kryekëput politikë dhe që nuk ka të bëjë me sportin”, ka shkruar KOK-u.