Raphael Varane është pensionuar edhe zyrtarisht nga Kombëtarja e Francës.
Mbrojtësi i Man Unitedit i ka befasuar të gjithë me njoftimin e tij.
29-vjeçari e ka marrë këtë vendim zyrtarisht, teksa është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit e Francës.
“Pas 10 viteve dhe 93 paraqitjeve me Francën, Raphael Varane ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja. Faleminderit për gjithçka Varane”, ka shkruar faqja zyrtare e Francës.
Varane me Francën ka arritur ta fitojë Kupën e Botës në vitin 2018 dhe Ligën e Kombeve në vitin 2021.