Manchester United ka arritur marrëveshje me futbollistin austriak të Bayern Munich, Marcel Sabitzer për kushtet personale.
Kështu ka bërë të ditur gazetari italian dhe njëri nga më të besuarit në merkato, Fabrizio Romano.
Manchester United dhe Bayern Munich pritet të arrijnë marrëveshje orëve në vijim për ta kompletuar transferimin në formë të huazimit.
Sipas tij, ishte edhe vetë dëshira e Sabitzerit për të kaluar në “Old Trafford”.
“Manchester United është afër nënshkrimit të Marcel Sabitzer në formë huazimi nga Bayern, janë rënë dakord për kushtet personale. Sabitzer e ka pranuar menjëherë Man United pasi ëndërron për Premier League dhe është i lumtur që punon nën Erik ten Hag”, ka raportuar Romano në Twitter.
? Manchester United have agreed personal terms with Marcel Sabitzer — he has immediately accepted and he wants to work under Erik ten Hag. #MUFC
He will be in Manchester later tonight waiting for breakthrough in the talks between Man Utd and Bayern on loan deal. pic.twitter.com/0ZEaqP9EhB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 31, 2023