Barcelona raportohet se po përballet me një pengesë të madhe në regjistrimin e zgjatjes së kontratës me Marcos Alonson.
Klubi njoftoi javën e kaluar për arritjen e marrëveshjes me spanjollin për zgjatje të kontratës deri në verën e vitit 2024.
Megjithatë, situata është komplikuar në vazhdim, me La Liga që ka vënë në pikëpyetje aftësinë e Barcelonës për të përballuar marrëveshjen në fjalë.
Sipas raportimeve nga “Cadena SER”, regjistrimi i kontratës së re të 32-vjeçarit para fundit të këtij sezoni do të vendosë Barçën mbi kufirin e pagave të ligës.
LATEST NEWS | Marcos Alonso renews contract until 2024
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 27, 2023
Mediumi spanjoll, duke u bazuar në burimet e veta, shkroi se klubi i Barcelonës nuk ia ka dalë të regjistrojë kontratën e re të Alonson, ndonëse ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.
Është i njëjti rast me Gavin, i cili edhe pse rinovoi në shtator duke nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2026 , ende nuk ka mundur të regjistrohet me kartonin e ekipit të parë dhe me kontratën e re.
Kjo ka të ngjarë të shkaktojë një vonesë të paktën deri në qershor, me Ronald Araujo dhe Gavi gjithashtu duke pritur që të nënshkruajnë kontratat e tyre të reja.