Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka folur rreth miratimit të draft statutit të ri për Federatën e Futbollit të Kosovës.
Në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, ai tha fillimisht se “në kuvendin e kaluar është marrë vendimi për hartimin e statutit të ri të FFK-së.
“Ka qenë një komision prej tre ekspertëve të FIFA-s dhe dy të UEFA-s dhe përfaqësues të FFK-s”.
Ai po ashtu shtoi se “draft Statuti është punuar komfort modelit të statutit të UEFA-s dhe FIFA-s”.
“Pastaj, përveç kushteve që shihen në statutin e UEFA-s dhe FIFA-s janë përfshirë të gjitha kriteret që kërkohen me dokumentacionin zyrtar. Ky statut është më i miri i çdo asociacioni i Federatës sportive në Kosovë dhe rajon”, u shpreh ai.