Paris Saint-Germain nuk është këndellur as në javën e 20-të në Ligue 1, pasi barazoi 1:1 me Reimsin.
Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse të dyja rastet patën shanse për të zhbllokuar rezultatin.
Neymar zhbllokoi rezultatin në minutën e 51-të, por punët për PSG-n u vështirësuan vetëm tetë minuta më vonë kur Verratti u përjashtua me të kuq pas ndërhyrjes së ashpër.
Në minutën e pestë shtesë, Balogun shënoi për mysafirët duke i siguruar një pikë të madhe Reimsit.
Anësori i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli u paraqit vetëm 15 minuta, pasi u inkuadrua në fushë në minutën e 75-të.
Pas javës së 20-të, PSG vazhdon të jetë lider me 48 pikë – gjersa në xhiron e 21-të do të përballen me Montpellier.