Legjenda e Liverpool-it, Steven Gerrard nuk ka dyshime për vlerat e Jude Bellingham dhe thotë se është i gatshëm të udhëtojë në Gjermani për të bindur mesfushorin e ri që përfaqëson Borussia Dortmundin të kthehet në Angli.
“Unë jam një fans i madh i tij. Sa herë që e shihja, më bënte përshtypje. Liverpoolit i mungon numri tetë që hyn në zonë dhe shënon gola. Bellingham i plotëson të gjitha këto kërkesa”, tha ish-lojtari duke folur për BT Sports.
“Gjithçka që ai duhet të bëjë është të më dërgojë programin e tij. Do të fluturoj për në Dortmund, do të ha darkë me të dhe do t’i tregoj për këtë.”
Bellingham, 19 vjeç, ka qenë në Borussia Dortmund që nga vera e vitit 2020, nënshkroi për 25 milionë euro nga Birmingham. Me kontratë deri në vitin 2025, ai aktualisht vlerësohet mbi 100 milionë euro.