Berisha shënon gol të bukur në Bundesliga, i siguron tri pikë të mëdha Augsburgut

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Mërgim Berisha i ka dhuruar pikët e plotë skuadrës së tij, Augsburgut në Bundesliga.

Augsburg triumfoi 1:0 ndaj Borussia Monchengladbach me golin e Berishës, në takimin e vlefshëm për javën e 17-të në elitën e futbollit gjerman.

Sulmuesi shqiptar realizoi gol të bukur në minutën e 82-të për ta vulosur edhe fitoren e madhe të Augsburg në luftë për mbijetesë.

Augsburg me këtë fitore ngritet në pozitën e 14-të me 18 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *