Interi e fiton Superkupën e Italisë, triumfon me spektakël ndaj Milanit

Interi e ka fituar finalen e Superkupës së Italisë.

‘Neruazzurët’ triumfuan me rezultat 0 me 3 ndaj Milanit.

Ishte një paraqitje fantastike nga skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi, duke dominuar ‘Rossonerët’ në çdo aspekt.

Dimarco shënoi golin e parë dhe të avantazhit për Interin, kurse Edin Dzeko dyfishoi shifrat me një gol shumë të bukur.

Në pjesën e dytë, Lautaro Martinez shënoi golin e tretë dhe vendosi epilogun përfundimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *